Parlamenti i Danimarkës ka votuar për shfuqizimin e një feste në pranverë, për të rritur buxhetin për ushtrinë. Ligjvënësit kanë votuar me 95 vota pro dhe 68 kundër, për mosfestimin e “Ditës së Lutjes së Madhe”, një festë fetare, e cila shënohet prej shekullit të 17-të. Anulimi do t’i shtojë buxhetit shtetëror 427 milionë dollarë, që do të shfrytëzohen për mbrojtje, tha Qeveria daneze. Mirëpo ky vendim është kundërshtuar nga politikanët opozitarë, sindikatat e punëtorëve dhe figurat fetare.