Pronarët e dyqaneve në qytetet amerikane kanë përforcuar dritaret ndërsa përgatiten për një valë zemërimi pas zgjedhjeve amerikane. Përgatitjet vijnë vetëm pak muaj pasi shumë biznese u vunë në shënjestër nga grabitësit në demonstratat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së george Floyd në duart e policisë. Tregtarët në Saks 5th Avenue, Nordstrom dhe rrjetin e farmacive CVS ishin mes të parëve që morën masa.