Shfaqja e një droni ukrainas 120 kilometra larg qendrës së Moskës, ka alarmuar autoritetet e sigurisë në Rusi nga frika se Moska mund të jetë shënjestër e sulmeve me dron. Kështu në ndërtesat “kyçe” në kryeqytetin rus, janë parë ushtarët duke bërë montimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore Pantsir S-1SM sikurse dhe radarët P-18 Prima 2, transmeton Telegrafi. Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihen radarët duke punuar mbi catinë e një ndërtese, që gjendet vetëm 20 kilometra larg qendrës së Moskës.