Policia kufitare kroate po merr masat e duhura për të siguruar kufirin me vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi rajoni përdoret vazhdimisht si rrugëkalim nga emigrantët që duan të hyjnë në BE. Edhe pse aktualisht numri i emigrantëve në rajon është ulur, Kroacia duket se i druhet përsëritjes së krizës në kufirin Bjellorusi-Poloni, në Ballkanin Perëndimor.