Top News – Frikë nga variantet e reja! Gjermania mbyll kufirin me Çekinë dhe Austrinë
12/02/2021 12:22

Gjermania do të ndalojë udhëtimet nga rajonet kufitare të Çekisë si edhe me Tirolin në Austri, pas një rritjeje shqetësuese infektimesh me variantet më ngjitëse të koronavirusit. Lajmin e konfirmoi vetë ministri i brendshëm, Horst Seehofer. “Landet e Bavarisë dhe saksonisë i kërkuan qeverisë të klasifikojë tirolin dhe rajonet kufitare me republikën ceke si zona me rrezik nga mutacioni i ri dhe të implementohen kontrollet kufitare”, tha Seehofer. “Kjo është miratuar nga kancelarja dhe zëvendës kancelari”, shtoi ai duke nënvizuar se masat e reja do të nisin nga e diela. Ministri i brendshëm tha në Twitter se pika kontrolli do të ngrihen edhe pse do të ketë disa përjashtime, përfshirë ruajtjen e lidhjeve tregtare. Gjermania në fund të janarit ndaloi pjesën më të madhe të udhëtarëve nga vendet e klasifikuara si zona të mutacionit apo vendet e goditura më rëndë nga variantet e reja më infektuese. Vetëm pak përjashtime lejohen nga këto vende, përfshirë kthimin e gjermanëve dhe punonjësve të domosdoshëm, si doktorët. Ekonomia më e madhe në Evropë ka mundur të përgjysmojë infektimet ditore pas më shumë se dy muajsh rritje duke mbyllur pjesën më të madhe të dyqaneve, shkollat dhe restorantet. Por ekziston frika se trendi pozitiv mund të kompromentohet nga udhëtarët nga rajonet kufitare që po raportojnë rritje të mëdha. Qeveria e Merkel është veçanërisht e shqetësuar nga qarkullimi i variantit afrikano jugor në Tirol dhe atij britanik në republikën ceke

Top News – Shtetet e Gjirit, vetëm një javë rezistencë / DO mbeten pa mbrojtje ajrore brenda ditësh
03/03 14:43
Top Channel/ Sulmohet ambasada e SHBA në Rijad, mbyllet ajo në Kuvajt: Përgjigjet Izraeli!
03/03 14:37
Top Channel/ Greqia bëhet gati, vendos raketat Patriot në Egjeun Lindor për t’u mbrojtur
03/03 12:10
Top Channel/ Trump “sulmon” Anglinë: Starmer s`na ndihmoi, marrëdhënia është krisur!
03/03 12:09
Top Channel/ Harta e konfliktit: Ku sulmuan SHBA dhe Izraeli, duke “paralizuar” Iranin!
03/03 11:57
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kina: Aleancë kundër SHBA-së, shkelën Kartën e OKB-së!
03/03 11:40
Top Channel/Vrasja e Khameneit, FT: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonet!
03/03 11:38
Top News – Trump i tërbuar me Britaninë e Madhe /‘S’kemi nevojë për ju, marrëdhëniet kanë ndryshuar’
03/03 11:30
Top News – Ambasada amerikane në Riad nën sulm / Goditet nga dy dronë iranianë, ‘zjarr i kufizuar’
03/03 11:30
Top News – Asnjë paralajmërim, asnjë sirenë…Si u vranë gjashtë ushtarët amerikanë në Kuvajt
03/03 11:30
Top News – Marinsat amerikanë hapën zjarr në Karaçi/ Qëlluan mbi protestuesit që sulmuan konsullatën
03/03 11:23
Top News-Luftën e bën SHBA,pasojat i vuan Europa.Ndikimi i konfliktit me Iranin në ekonominë globale
03/03 09:55
Top News – SHBA e Izraeli zgjerojnë ofensivën. Amerikanët merren me Iranin, IDF me Hezbollahun
03/03 09:42
Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
DIGITALB DIGITALB