Ishulli indonezian i Balit nuk do të hapet për turistët e huaj këtë vit për shkak të shqetësimeve për koronavirusin. Autoritetet e destinacionit popullor të pushimeve më herët kishin thënë se vizitorët e huaj do të lejoheshin të ktheheshin duke filluar nga muaji i ardhshëm. Por plani është rrëzuar pas shqetësimeve për numrin në rritje të rasteve të covid 19 në indonezi.