Franca ka hartuar një propozim për t’i dhënë fund konfliktit të ri në Liban, i cili kërkon që Bejruti të njohë Izraelin, sipas tre burimeve të njohura me çështjen që folën për Axios. Sipas propozimit të Parisit, Izraeli dhe Libani do të hapin negociata, me mbështetjen e SHBA dhe Francës, mbi një deklaratë politike që pritet të miratohet brenda një muaji. Qeveria libaneze sipas burimeve ka pranuar planin si bazë për bisedimet e paqes.