Top News – Fotoja zbulon atentatin e planifikuar/Si e kapi policia vëllain e Arjan Spahiut
22/10/2022 18:32

Arrestimi i Xhaferr Deliut ka qenë pikënisja që coi në zbulimin e një tentative për vrasje në qytetin e Elbasanit. Deliu u arrestua në datë 8 tetor me 5 kg heroinë, ndërsa duhet të ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nga kqyrja e telefonit të tij u zbuluan dy fotot e Elton Kilës (Otit) dhe Abedin Mamës i njohur me nofkën “Dine Çami”. Në fakt, synimi i policisë ishte të zbulonte persona me të cilët bashkëpunonte Deliu për trafikimin e drogës. Nga këto kërkime, policia arriti të gjurmojë dhe të kapë bazën e armatimeve të Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut. Ky i fundit është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Belgjikë, ndërsa Gaxhi mik i ngushtë i tij. Sipas policisë, Gaxhi akuzohet për armëmbajtje pa leje, pas zbulimit të një baze armatimi, ndërsa Spahiu dyshohet për përkrahje të Gaxhit dhe “pengim të zbulimit të së vërtetës”, pasi në momentin e arrestimit ai fshiu të gjitha të dhënat në celularin e tij dhe e fiku atë. Gaxhi kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur nga Belgjika ku kishte vuajtur një dënim për drogë. Oti dhe Dine Çami janë të njohur për policinë, pasi sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, ai kishte marrë porosi për të vrarë Elton Kilën, ndërsa Dine Çamin ai e akuzon për përfshirje në disa krime të rënda. Mbi bazën e dëshmisë së Dumanit, Dine Çami është në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Prokuroria ka dyshime se Elton Kila dhe Dine Çami mund të ishin në shënjestër për t’u vrarë. Kjo sepse të dy janë në konflikt me pjesëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Erjon Alibaj, i cili ndodhet aktualisht në burg për urdhërimin e disa vrasjeve në shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait Endrit Alibej, i njohur si Tarzani, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk, në atë që njihet si masakra e Bradasheshit.

Top News – Tre të arrestuar në Vlorë. Në pranga vrasës, kultivues hashashi dhe një hajdut
04/11 15:01
Top News – ‘Kur kjo ndodh me Veliajn, po me qytetarët’/ Tabaku kërkon llogari nga ministri Toni Gogu
04/11 15:00
Top Channel/ Progres-raporti 2026: Marta Kos “shpresa” Kosovës, “rrëzon” Serbinë!
04/11 14:53
Top News – Rrit naftën, ul benzinën/ Bordi cakton çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve
04/11 13:36
Top News-Dhuna ndaj të miturve në protesta/ PD kërkon mbledhje urgjente për masat e reja të qeverisë
04/11 13:36
Top News – Gjobiten protestuesit / 5 mijë lekë ndëshkim për 32 qytetarë
04/11 13:20
Top News – Rritja e pagave për policiët. Demo: Forcon integritetin e tyre, hetim për shkelësit
04/11 13:20
Top News – ‘Toni Gogu duhej të jepte llogari këtu’. Tabaku hap mbledhjen dhe braktis komisionin
04/11 13:15
Top Channel/Projektbuxheti 2027/ Demo: Prioritet pagat e Policisë dhe modernizimi i sigurisë publike
04/11 13:06
Top Channel/ Policia ndëshkon me 5 mijë lekë bllokimin e rrugëve, zbatohet Akti Normativ
04/11 12:46
Top Channel/ Vlora Hyseni i ka kërkuar gjykatës ndryshimin e masës së ndalimit. Sot vendimi
04/11 12:45
Top Channel/ Instituti për të miturit dhe qyteza e drejtësisë, Gogu rendit investimet në…
04/11 12:44
Top Channel/ Kreu i KLGJ te Ligjet, Rusi:Kemi 37% më pak buxhet, Manja: Rishikoni pagat e punonjësve
04/11 12:43
Top Channel/ I shumëkërkuari për vrasje në Itali kapet në banesën e tij në Vlorë
04/11 12:25
Top Channel/ Vritet në aksident 48-vjeçari, ngjarja ndodhi në një rrugë dytësore në zonën e plazhit
04/11 12:24
Top Channel/ Shpërthim në makinën e një personi me precedentë penalë, policia në kërkim të autorëve
04/11 12:21
Top Channel/ Ndryshon pista e hetimit për vdekjen e 62-vjeçarit ne Bulqizë. U gjet një plagë plumbi
04/11 12:20
Top Channel/ Pas ankesave për shëndetin, kryebashkiaku zhvendoset në sektorin spitalor të Fierit
04/11 12:19
Top Channel/ Marta Kos zbulon kalendarin, 25 kapitujt e mbetur pritet të mbyllen vitin tjetër
04/11 12:18
Top News – ‘Shihni në TikTok si ndërhyn policia në protesta’, Çuçi e Kapri përplasen në Komision
04/11 12:10