Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar thirrjen urgjente të një mbledhjeje të Grupit Parlamentar ‘Miqtë e Fëmijëve’ për trajtimin e të miturve gjatë protestave të ditëve të fundit dhe për shqyrtimin e masave të reja të qeverisë. Në një kërkesë drejtuar kryetarit të Kuvendit, i cili drejton edhe grupin, Zhupa shpreh shqetësim të thellë për raportimet mbi ushtrimin e dhunës ndaj të miturve nga punonjës të Policisë së Shtetit.