Top News – Fond 14.2 mld euro për Ballkanin/ PE: Mbështetje për vendet në rrugën anëtarësimit
02/06/2021 21:44

Parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë rënë dakord që të ofrojnë në gjashtë vitet e ardhshme 14.2 miliardë euro ndihmë financiare për Ballkanin Perëndimor në kuadër të fondeve të ndihmës së paranëtarësimit, IPA III. Ky instrument mbështet vendet kandidate dhe kandidatët e mundshëm në rrugën e tyre drejt përmbushjes së kritereve të pranimit në BE përmes reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse. Marrëveshja tani do të përkthehet në tekste ligjore, të cilat do të duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se kjo marrëveshje ambicioze financimi është një sinjal pozitiv, i mirëpritur dhe i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. “Paketa e rënë dakord është një investim i qëndrueshëm në të ardhmen e rajonit të zgjerimit dhe BE, duke mbështetur zbatimin e reformave kryesore politike, institucionale, sociale dhe ekonomike për të qenë në përputhje me standardet e BE dhe në mënyrë progresive në përputhje me rregullat dhe politikat e saj. Ai do të sigurojë fonde për Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, një mjet kryesor për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të këtij rajoni me përparësi” tha Varhelyi. Në krahasim me IPA I dhe IPA II, instrumenti i ri do të sigurojë mbështetje për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë me një buxhet të përgjithshëm prej 14.2 miliardë € për vitet 2021-2027. Projekti IPA III do të përqendrohet në financimin në sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave themelore; forcimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike; promovimin e qeverisjes ekonomike dhe reformat drejt konkurrencës. Këto reforma duhet t'u sigurojnë qytetarëve të tyre mundësi më të mira dhe të lejojnë zhvillimin e standardeve të barabarta me ato që gëzojnë qytetarët e BE-së

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16