Për shkak të rritjes së mjeteve në qarkullim gjatë sezonit veror, duke nisur nga data 15 qershor, Policia e Shtetit do të nisë zbatimin e kufizimeve në akset rrugore kryesore turistike. Masat lehtësuese për qarkullimin e mjeteve vijnë në kuadër të nisjes së sezonit turistik, për të garantuar sigurinë maksimale të pushuesve. Zbatimi i kufizimeve vlen për fundjavat dhe ditët e festave zyrtare.