Pas kasaphanës së ndodhur në plazhin e Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe dy u plagosën, ka reaguar babai i dy vellëzeve të vrarë, Pjetër Gocaj. Me dhimbje e lot në sy ai ka pohuar se hapësirën e vendosjes së shezlongëve e kanë pasur për shfrytëzim familja e tij vitin e kaluar, por këtë vit ia kishin dhënë palës tjetër dhe nuk ishte bërë një ndarjë përfundimtare. Ai thotë se ndarja e hapësirës së plazhit për shfrytëzim duhet të ishte bërë më herët dhe të ishte shnagur konflkti që solli kaq shumë të vrarë.