Flakë gjigande që përpijnë sipërfaqe të mëdha me pemë. Kjo është pamja në zonën e fshatit Galush në njësinë adminsitrative Përparim të Peqinit. Flakët po përparojnë me shpejtësi duke “gllabëruar” gjithçka që u del para. Sipërfaqe me ullishte, pemë të tjera, shkurre e barishte janë shkrumbuar deri më tani nga zjarri. Terreni i vështirë dhe prania e erës në zonë ka favorizuar përhapjen e vatrës së zjarrit, ku edhe pse u ndërhy nga ajri nuk u arrit të vihej nën kontroll nga ana e forcave të emergjencës. Zjarrfikëset janë duke punuar me pompa krahu dhe mjete të tjera rrethanore. Ndërsa në ndihmë të tyre janë edhe banorë të zonës.