Top News – Fituese kompania franceze “Voltalia”/ Ankandi për parkun fotovoltaik të Spitallës
25/03/2021 15:10

Është finalizuar ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, një park me kapacitet prej 100 Megavatësh, i cili do të ngrihet në një sipërfaqe prej 120 hektarësh. Fituese u shpall kompania franceze Voltalia e cila ka bërë ofertën 29.89 euro për megavat. Kompania tjetër, kinezja Universe Energy ofroi 46 euro për megavat. Në fjalën e saj ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se janë parë me detaje ofertat teknike të ardhura nga pesë kompani. “Me hapjen e këtij ankandi, kemi ecur me mbështetjen shumë të vyer të BERZH, për të sjellë një rezultat sa më transparent. Pasi është mbyllur afati i dorëzimit të ofertave në 1 shkurt, ne kemi pasur mundësi të shohim ofertat nga 5 kompani të mëdha me eksperiencë në botë. Së shpejti do të nisim ankandet hibride që do bazohen në parqet diellore dhe parqet e erës. Në këto ankande shteti nuk angazhohen për të vënë në dispozicion tokën, por janë investitorët që e sjellin paketën, dhe në një garë të pastër shpallim fituesin. 70% e energjisë do të blihet nga OSSH, me një çmim të favorshëm dhe 30 megavat do të jetë në treg të lirë, duke përdorur bursën e ngritur. 5 garuesit kanë kaluar filtrat e grupit të punës për të pasur të gjitha kushtet teknike. Kemi dy kompani Voltalia franceze, dhe kompania kineze që ka treguar interes do ketë të drejtën të garojë një park fotovoltaik në vend pasi kanë përmbushur kushtet.

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00