Top News – Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje/ Analisti, po vijnë kohë të vështira për serbinë
18/02/2021 16:27

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e Kosovës nuk është ndonjë befasi në Beograd, por ajo përbën një paralajmërim se për Serbinë po vijnë kohë më të vështira sa i përket dialogut, thotë DW. Imazhi i Kurtit si negociator i ashpër për Serbinë është theksuar shpesh në analizat e publikuara në Beograd. Mund të thuhet se udhëheqësi i "Vetëvendosjes" e bëri të qartë këtë me deklaratën e tij se dialogu me Beogradin është në vendin e pestë ose të gjashtë për nga rëndësia. Me këtë ai synon të justifikojë imazhin e tij edhe në kryeqytetin serb. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic tha se deklaratat e Kurtit që dialogu me Beogradin nuk është prioritet, nuk janë të habitshme, por janë "për të ardhur keq, sepse sipas saj tregon mungesën e seriozitetit të elitave politike në Prishtinë. Ana Brnabic foli edhe për deklaratën e Kurtit se nevojitet një pjesëmarrje më e madhe e SHBA në dialog, duke theksuar se "Kurti ishte i pari kundër Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se Serbia nuk i ndryshon deklaratat e saj çdo ditë". Duke komentuar fitoren tjetër zgjedhore të Albin Kurtit, pas largimit të mëparshëm nga pushteti, Jovica Pavlovic, nga Instituti për Studime Evropiane, i tha DW-së, "se ishte një veprim strategjik për të arritur një fitore të tillë, ku ai pothuajse mund të marrë pushtetin vetëm." "Kurti e ka paraqitur dorëheqjen e tij si vullnetare, duke theksuar se ai do t'u mbetet besnik qëndrimeve të tij dhe nuk do të pranojë kompromise, veçanërisht ato që lidhen me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës," tha Pavlovic, I cili shton se në tryezen e negocjatave Serbia do të ketë përballë një lojtar që nuk e ka pasur deri më tani nga pala tjetër, e kjo kërkon ndryshime në strategjinë e dialogut.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16