Top News – Fiton partia pro-pavarësisë/ Tani në Skoci më shumë shanse për një referendum
09/05/2021 13:22

Është e katërta fitore elektorale radhazi për indipendentistët e Nicola Sturgeon, në zgjedhjet e rëndësishme në skoci, në kuadër të zgjedhjeve lokale britanike. Por Sturgeon nuk ka mundur të marrë shumicën absolute e për këtë i mungon një deputet i vetëm në parlamentin e Edimburgut. Ata që duan ndarjen, e që kërkonin fitoren për ti dhënë më shumë forcë kërkesës për një referendum për ndarje nga londra, mundësi kjo që deri më tani i është mohuar nga Boris Johnson, morën 64 vende. Një rezultat që parashtron skenarin e një përplasjeje direkte mes skocisë dhe Boris Johnson për një referendum të dytë për pavarësinë nga mbretëria e bashkuar: tani nuk ka asnjë justifikim demokratik për këdo që kërkon të bllokojë të drejtën e popullit skocez që të zgjedhë të ardhmen tij”, tha Sturgeon. Sipas saj, fakti që i mungon shumica absolute nuk dëmton mundësinë e referendumit. Kjo pasi edhe të gjelbrit skocezë, që mbështesin referendumin kanë marrë vende në asamblenë lokale. Në skoci, është mbajtur më herët një referendum për pavarësinë në 2014-ën. Atëherë, 55 për qind e zgjedhësve votoi për të qëndruar në mbretërinë e bashkuar. Por ideja e një referendumi të ri, u bë më e prekshme pas fitores së votës po në referendumin për brexitin në 2016-ën. Në atë rast në fakt, 62 për qind e skocezëve votuan për të qëndruar në BE por u detyruan të respektonin vullnetin e atyre që votuan për daljen prej tij.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB