Top News – Fitoi Erdogan, ulet inflacioni në vend / Zbret nën 40 për qind për herë të parë këtë vit
05/06/2023 14:12

Inflacioni vjetor në Turqi ka rënë nën shifrën 40 për qind në maj, për herë të parë në 16 muaj. Sipas të dhënave zyrtare, kjo ulje është nxitur nga oferta momentale e gazit falas për ekonomitë familjare. Çmimet e konsumit janë rritur për 39.6 për qind në baza vjetore dhe kanë qenë pothuajse stabile me muajin paraprak, ka thënë Agjencia shtetërore e Statistikave. Megjithatë, këto shifra zyrtare – të parat prej kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar si president për një mandate të ri më 28 maj – janë duke u sfiduar nga ekonomistët e pavarur të Grupit Kërkimor për Inflacion në Turqi. Sipas këtij grupi, norma vjetore e inflacionit shkon mes 105 deri më 109 për qind, varësisht nëse merret parasysh ofrimi falas i gazit. Erdogan, i cili e ka nisur mandatin e tretë si president, ka thënë se luftimi i inflacionit do të jetë prioriteti i tij kryesor. Inflacioni pati prekur shifrën 85 për qind, në vjeshtën e vitit 2022, para se të niste rënia më vonë. Ndonëse çmimet vazhdojnë të rriten çdo muaj, trendi është shumë më i ngadalshëm sesa në vitin paraprak.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57