Finlanda do të marrë një vendim nëse do të anëtarësohet apo jo në NATO në pak javë, pas pushtimit të Ukrainës nga rusia, dhe duket se gjithcka do të bëhet e qartë në pranverë. Vendi mund t’i bashkohet aleancës ushtarake transatlantike pavarësisht paralajmërimeve për hakmarrje dhe për pasoja ushtarake e politike nga ana e kremlinit. Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, tha këtë fundjavë: Si anëtarësimi në NATO ashtu edhe jo anëtarësimi, janë zgjedhje që kanë pasoja.