Top News – Filmat e Warner Bros njëherësh në streaming dhe kinema
04/12/2020 12:07

Warner Bros ka përshkallëzuar tensionet mes studiove të HollyWood-it dhe kinemave amerikane me vendimin për të bërë të gjitha publikimet e filmave të rinj në streaming, sapo ata të dalin edhe në ekranin e madh. Lëvizja do ti mundësojë fansave të filmave të shohin filmin e ri fantastiko-shkencor Dune dhe pasimin e Matrix në HBO max, në të njëjtën kohë me daljen e tyre nëpër kinema. Zakonisht, filmat e rinj transmetohen ekskluzivisht në kinema për muaj të tërë. Por, me shumë kinema të mbyllura për shkak të virusit, të ardhurat e studiove kanë rënë. Si rezultat, Warner Bros tha se të gjithë filmat që kompania do të nxjerrë gjatë 2021, do të shkojnë menjëherë në HBO Max, shërbimin e streamingut që është në pronësinë e kompanisë mëmë të saj AT&T. Filmat do të jenë të disponueshëm në shërbim për një muaj pas daljes së tyre. Mes filmave që do të dalin kështu në streaming është edhe “Godzilla vs Kong”, “Mortal Kombat” dhe “The Suicide Squad”. Warner Bros ka njoftuar po ashtu se edhe filmi i tij me buxhet të madh, që është paralajmëruar të dalë në Krishtlindje, “Wonder Woman” 1984, do të jetë i disponueshëm në HBO Max përveçse në kinema. Sipas drejtuesve të Warner Bros, pandemia ka detyruar kompanitë të kërkojnë zgjidhje kreative. Askush nuk do që filmat të rikthehen në ekranin e madh, më shumë se ç’duam ne – thanë ata – por ne duhet të përballemi me realitetin dhe të mbijetojmë. Më herët gjatë vitit, rrjeti amerikan i kinemave AMC ndaloi të gjithë filmat e Universal, pasi studio tha se do ti publikonte filmat e rinj në streaming në të njëjtën ditë me daljen e tyre në kinema. Më pas, u ra dakord që filmat e Universal të mund të dalin në shërbimet digjitale 17 ditë pas daljes së tyre nëpër kinema.

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
DIGITALB DIGITALB