Fiks Fare hapi sezonin e 18-të me një denoncim të fortë, ku gazetarët e emisionit investigativ faktuan se nëna e juristit të Bashkisë së Himarës kishte fituar dhjetëra tenderë në këtë institucion. Dhjetëra dokumente mbërritën në duart e gazetarëve të Fiksit, ku pas hulumtimeve rezultoi se juristi i Bashkisë së Himarës, Elton Rondo, ka punuar në këtë institucion 7 vite. Dhe, gjatë kësaj kohe, nëna e tij, Fotina Rondo, e cila ka në pronësi disa firma ndërtimi, ka fituar plot 13 tenderë nga kjo bashki!