Top News/ Fighting Falcon F-16 në aksion / Dy herë më të shpejtë së zëri, video dramatike
05/08/2024 12:25

Pamjet e pabesueshme tregojnë avionët e parë luftarakë F-16 duke u fluturuar mbi Ukrainë për të mbrojtur vendin kundër sulmeve të Vladimir Putin. Dy avionë F-16 u panë duke fluturuar mbi qytetin e Odesës, ndërsa u nisën për të luftuar armikun rus në vijën e frontit në atë që mund të jetë një pikë kthese historike në luftën në Ukrainë. Mbërritja në vend e avionëve të fuqishëm F-16, ka bërë që një kanal lufte rus të thotë se "gjuetia" për ta fillon tani. Kremlini thuhet se ka vendosur një shpërblim të majmë për shkatërrimin e çdo avioni të vetëm F-16 dhe eliminimin e një piloti ukrainas. Ukraina thotë se tani ka 10 avionë të dhënë nga NATO në arsenalin e saj të luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky shpreson për pothuajse tetë herë më shumë avionë në muajt e ardhshëm për të ndaluar pushtimin e Putinit. Hyrja në luftë e F-16-ve shihet si një nga nxitjet më të mëdha deri më tani për Ukrainën. F-16 janë një nga armët e çmuara perëndimore që Ukraina i ka kërkuar prej një kohe të gjatë. Fighting Falcon F-16, fluturojnë me shpejtësi të frikshme, dy herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe janë gjenerata e dytë më e avancuar e avionëve në arsenalin e NATO-s. Vitin e kaluar, SHBA-ja u dha leje aleatëve për t'i dërguar Ukrainës avionët luftarakë të shumëpritur F-16 për të luftuar Rusinë në qiell. Pamjet e tyre në veprim u shfaqën ndërsa vendi shënoi Ditën e Forcave Ajrore. Në mars, Putini dërgoi një paralajmërim rrëqethës për NATO-n se çdo avion F-16 i furnizuar nga Perëndimi do të shpërthejë në qiell. Ai u zotua se do të sulmojë bazat ajrore të NATO-s nëse Ukraina i përdor ato për të nisur avionët luftarakë supersonikë që ndryshojnë lojën kundër Rusisë. Gjatë një vizite në një strukturë stërvitore ushtarake në Torzhok, Putin u tha pilotëve të forcave ajrore se F-16 janë "bartës të armëve bërthamore" dhe se forcat ruse do t'i shkatërrojnë plotësisht ata, si çdo pajisje tjetër ushtarake që perëndimi i ka dhënë Ukrainës.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57