Kryeministri britanik Boris Johnson është sërish në telashe pasi është akuzuar se ka shkelur rregullat e kufizimit për koronavirusin. Këtë radhë kanë shpërthyer polemika për një festë të organizuar më 20 maj të 2020-ës, në kopshtin e Doëning Street. Administratën e tij e ka nxjerrë zbuluar një email i dërguar nga sekretari privat i kryeministrit për dhjetëra të ftuar në të cilin i kërkohej pjesëmarrësve të sillnin edhe pije me vete.