Besimtarët mysliman ditën e shtunë do të festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të rëndësishme për të gjithë besimtarët e këtij komuniteti. Me anë të një videomesazhi Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarët dhe ka bërë të ditur se falja do të bëhet në sheshin “Skëndërbej” Festa e Kurban Bajramit festohet pas kryerjes së Haxhit, pelegrinazhit të përvitshëm në Mekë.