Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë humbur jetën nga një zjarr në një apartament në qytetin e Nju Jorkut, për të cilin zjarrfikësit thanë se ishte më i rëndi që kishin parë. Numri i viktimave u konfirmua nga kryebashkiaku i Nji Jorkut, Eric Adams. Dhjetra persona po ashtu janë lënduar nga zjarri në lagjen e Bronksit dhe të paktën 32 prej tyre janë shtruar në spital.