Top News – Femrat e bandave kriminale…! Si rekrutohen nga shqiptarët, ja misioni i tyre
20/02/2021 20:42

Grupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në shtetet evropiane janë homogjene dhe të mbështetura në lidhjet fisnore. Megjithëse ato bashkëpunojnë lirisht me grupet e tjera të krimit të organizuar. Ky është konkluzioni i hetuesve shqiptarë dhe partnerëve të tyre ndërkombëtare, që kanë pasur nën hetime të përbashkëta dosje me shqiptarë të akuzuar për trafik droge, apo krime të tjera të rënda. Sipas të dhënave, bashkëpunimet e para të grupeve shqiptare me ato të huaja kanë qenë me grupet mafioze italiane, dhe më pas me grupet turke të trafikut të heroinës. Pavarësisht natyrës së grupeve të Camorra-s për të mos lejuar hapësirë për grupet e tjera, grupet shqiptare arritën të fitonin njëfarë autonomie në menaxhimin e trafikut të drogës, shfrytëzimit të prostitucionit dhe tregut të zi për bashkëkombësit e tyre në Itali. Mbërritja e grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Itali solli dhe shembullin e parë të grupeve kriminale ndëretnike, që ishte ajo e grupeve kriminale të Pulias. Grupet e para shqiptare të krimit të organizuar kanë bashkëpunuar me grupet mafioze të Sacra Corona Unita (SCU) në formën e lejimit për shfrytëzim të prostitucionit në një territor të caktuar, në këmbim të furnizimit me armë dhe heroinë nga grupet shqiptare. Por, si rekrutohen femrat e bandave?! Femrat janë të pranishme në grupet e organizuara kriminale shqiptare, por jo në numër dhe role domethënëse. Nga shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, sot Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për periudhën 2016-2012 rezulton se në një numër të përgjithshëm prej 357 personash të pandehur, 16 prej tyre janë femra. Shumica e këtyre femrave janë përfshirë për shkak të lidhjeve intime apo familjare me pjesëtarë të grupeve kriminale. Nuk kanë role kryesore por ndihmëse, si për shembull transportimi dhe fshehja e lëndës narkotike në rast arrestimi të personit të lidhur me to, dhe ofrimi i një fasade familjare në automjetin me të cilin transportohet droga. Në trafikun e qenieve njerëzore, femrat janë të pranishme në rolin e kujdestares dhe udhëzueses së viktimave të rekrutuara. Ato i luajnë këto role për shkak të përvojave të mëparshme si viktima të trafikimit, punëtore seksi apo lidhjeve të afërta me trafikantët. Disa prej tyre përfshihen drejtpërdrejt në gjetjen e klientëve.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16