Top News – FDA merr vendimin / ’Po’ dozës përforcuese për disa kategori
23/09/2021 11:44

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar dhënien e vaksinës përforcuese kundër koronavirusit, për disa kategori të popullsisë, përfshirë personat mbi moshën 65-vjeçare. Përmes një vendimi që ka qenë i pritur, kjo Administratë ka dhënë autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech. Ky autorizim është i kufizuar për amerikanët që janë nga mosha 65-vjeçare e tutje, të rinjtë me probleme shëndetësore dhe personat, puna e të cilëve i vë ata në rrezik nga koronavirusi, siç janë punëtorët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët nëpër dyqane dhe personat që punojnë nëpër burgje. Ky propozim përballet edhe me pengesa tjera rregullatore, para se të nisë dhënia e dozave përforcuese. Miratimi nga rregullatori amerikan ka ardhur pasi një panel i pavarur ekspertësh ka votuar javën e kaluar në të mirë të rekomandimit të dozës së tretë për personat që janë më të cenueshëm ndaj COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Autorizimi i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe nuk është në përputhje me planet e presidentit amerikan, Joe Biden që dozën e tretë të vaksinës ta marrin pothuajse të gjithë amerikanët. Vendimi për dozë të tretë vlen vetëm për vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Rregullatorët amerikanë do të vendosin më vonë për dozat përforcuese për personat që kanë marrë vaksinat e kompanive, Moderna apo Johnson & Johnson.

Top News – Trump: Paqja është më afër se kurrë…!? Por Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme
22/10 11:39
Top Channel/ Hagë, Jakup Krasniqi refuzon kontrollet mjekësore: 6 vjet trajtim jo njerëzor!
22/10 11:08
Top Channel/ Protestat e transportuesve në Itali, qeveria përgatit paketën e ndihmës!
22/10 11:07
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:06
Top Channel/ Macron “del kundër” Trumpit: Po i shfrytëzon trazirat e Francës për pikë politike!
22/10 11:05
Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38