Libri i ri i Fatmir Keqit Shqiptarët, islami dhe demokracia amerikane ‘Shqiptarët, Islami dhe Demokracia amerikane’ është libri më i fundit i dalë në treg nga autori Fatmir Keqi, i sjellë nga Ars et Academic Publishing. “Promovimi i një libri, është përmbyllja e rrugëtimit të një ideje, i shumë përpjekjeve dhe e një pune të gjatë e aspak të lehtë. Vetëm pasioni për dijen dhe dëshira për të dhënë kontributin vetijak për kulturën dhe shoqërinë, e kthejnë këtë rrugëtim jo të lehtë në sukses”, thotë vetë autori. Libri shtjellon një temë të rëndësishme për të cilën flitet shumë por është shkruar pak në shqipëri. Dhe kur kjo ndodh – thotë autori- përpjekja merr një përmasë më përmbajtësore dhe kthehet në një nevojë. Autori ka zgjedhur të trajtojë marrëdhëniet shqiptaro-amerikane duke sjellë kështu një punim të vecantë dhe origjinal. Idete, te dhenat, argument dhe faktet eshte e pamundur te permblidhen ne pak fjale, por një nga vecorite e qasjes dhe kendveshtrimit origjinal te autorit eshte fakti qe realiteti shihet me shume objektivitet dhe kerkohet me shume te kuptohet, shpjegohet e pasqyrohet dhe jo te fshihet, tjetersohet e te retushohet. Fatmir Keqi, shtjellon në libër idenë dhe shpjegimin logjik e objektiv, të mbështetur në fakte, se marrëdhëniet e mira mes popujve shqiptarë dhe amerikanë nuk jane pasoje e mosnjohjes, nuk jane pasoje e moskuptimit por perkundrazi, pasojë e njohjes dhe e kuptimit te ndersjellte.