Flakët gllabëruan një qendër emigrantësh në Bosnjën veriperëndimore ku ishin strehuar rreth 1.200 persona, por për fat, nga incidenti në kampin Lipa të ndodhur rreth 30 kilometra nga qyteti i Bihaçit, nuk pati asnjë të lënduar. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Ale Shiljdedic, zëdhënës Policisë në Kantonit Una-Sana.