Fati i presidentit Meta tashmë është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Menjëherë pas seancës plenare, ku 104 deputetë të Kuvendit votuan pro shkeljeve të konstatuara në raportin e komisionit hetimor, si dhe pro shkarkimit të Metës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se tashmë puna e Kuvendit u mbyll dhe çdo gjë mbetet në dorën e Gjykatës Kushtetuese.