Fasoneritë dominojnë tregun e biznesit shqiptar. Vetëm në fund të viti 2019 numëroheshin 695 ndërmarrje dhe mbi 31 mijë të punësuar në këtë sektor. Megjithatë sipërmarrësit këmbëngulin se shifra e të punësuarve është edhe më e lartë sesa shifrat zyrtare të raportuara. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga fasoneria për vitin 2020 ishin 437 milionë euro, ose rreth 3.3% më pak krahasuar me një vit më parë. Masat shtrënguese të Covid 19 bënë që portofoli i sipërmarrësve të tregut fason të pësojë një humbje prej 15 milionë eurosh. Rimëkëmbja e fasonerive duket se do të jetë e vështirë. Ruajtja e vendit të tyre në arenën e bizneseve ka ardhur si pasojë e ojentimit të prodhimit drejt produkteve të reja.