Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar gjatë operacionit të koduar ‘Black Market’. I riu i identifikuar si Aleksandër Matoja, është kapur në zonën e Alliasit, ku gjatë kontrollit iu gjetën dy pistoleta pa leje. 28 vjeçari rezulton shtetas me precedentë penalë në fushën e prodhimit dhe shitjes së drogës, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër