Top News – Falsifikuan lejekalimin/ Në pranga 4 shqiptarë e dy greke
31/07/2020 19:29

4 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas Grekë janë arrestuar brenda 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës, pasi sipas autoriteteve policore greke akuzohen se kanë falsifikuar formën e posaçme që nevojitet për kalimin në pikat kufitare, PLF. Policia Greke thotë se personat e arrestuar ,kanë tentuar të kalojnë në doganë pa plotësuar më parë formularin e nevojshëm, pasi janë sqaruar prej policisë se nuk mund të udhëtojnë pa plotësuar më parë formularin janë kthyer mbrapsht. Pak orë me vonë, të njëjtët persona, kanë paguar shtetasit grekë me origjinë shqiptare, te cilët punojnë si taksistë piratë mes dy vendeve, për t’u pajisur me formularë të falsifikuar dhe tentuan të kalojnë serish në pikën kufitare në bordin dy furgonëve me targa greke. Pas verifikimeve të kryera në sistem u konfirmua se të arrestuarit në vend të plotësonin formularin sipas ligjit e kanë falsifikuar atë. Të 6 të arrestuarit u dërguan në rajonin e policisë në Kalpaq dhe në vazhdim në gjykatën e Janinës. Mjetet e tyre u sekuestruan ,ndërsa ata u akuzuan për falsifikim të dokumentave shtetërore, shkelje të rregullave anti covid dhe shkelje të rregullave të transportit. Pas akuzave të marra janë penalizuar me gjoba nga 150 në 5000 euro dhe u lanë të lirë me kusht. Autoritet policore greke thanë se nuk do të tolerojnë askënd të verë në rrezik jetën e qytetarëve ndaj u kërkojnë udhëtarëve të jenë edhe më të përgjegjshëm në situatën e pandemisë se Covid 19.

Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16
Top Channel/ Sara Mila paraqitet ne SPAK, deputetja hetohet për çështje të korrupsionit në zgjedhje
11/11 10:10
Top News – Shmanget tragjedia në Fier. Rrjedh bombola e gazit, asfiksohen punonjësit e furrës
11/11 10:09
Top News – Deputetja Sara Mila paraqitet në SPAK, ja për çfarë dyshohet
11/11 10:09
Top News – Qeveria ‘hap thesin për studentët’, Kumbaro tregon fondet për vitin e ardhshëm
11/11 09:49
Top Channel/ Hegseth përdor Kosovën për t’u mbrojtur nga shkarkimi
10/11 23:34
Top Channel/ Debati për Shqipërinë në PE, vlerësohet raporti, por ka edhe kritika
10/11 23:28
Top Channel/ Spanjë, ekzekutohet shqiptari në atentat mafioz
10/11 23:25
Top Channel/ Debati për gjuhën shqipe, RMV i kërkon ndiihmë Komisionit të venecias
10/11 23:20
Top Channel/ E quajti shkodrën qytet serb, 3 vite burg politikanit malazez
10/11 23:17
Top Channel/ “Më ofruan para për intervista”! ”Skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me mediat
10/11 22:12
Top Channel/ Kryeministri Rama publikon pamje nga mbrëmja e pritjes së organizuar nga Emanuel Macron
10/11 21:48
Top News – Shtypi me makinë dy fëmijë. Dërgohet në gjyq shoferi 57-vjeçar Nikoll Radaçi
10/11 20:45
Top News- Vrasja e Ardian Nikulajt, “rrëfehet” vrasësi portugez: E njoh Haxhinë, por…
10/11 20:20