Top News – Fajëson politikën/ Tritan Kalo largohet nga komiteti teknik i ekspertëve
04/03/2021 11:03

Mjeku infeksionit Tritan Kalo i cili ka qenë në vijën e parë të COVID që nga fillimi i pandemisë, ka lajmëruar se është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, i krijuar më 31 janar 2020, pas shpalljes nga OBSH-ja emergjencë botërore për koronavirusin. "4 Marsi shënon edhe fundin e bashkëpunimit tim zyrtar me këtë grup të emërtuar: Komiteti i përhershëm për Infeksionin e përhapur nga Coronavirusi i ri", shkruan Kalo. Ndërsa jep këtë lajm përmes një postimi në rrjete sociale, Kalo shkruan se edhe kësaj here sipas tij politika bëri të mundur përçarjen e mjekëve. “Nëse veproni nga lajtmotivi ndërshekullor, se “Nuk ka armik më të egër për shqiptarin se vetë shqiptari”, ju mëshiroj….Më 31 Janar 2020 është krijuar nga MShMS një Komitet prej 11 ekspertësh për mirëmenaxhimin e epidemisë së “Sars-Cov2/Covid-19, në të cilin kam dhënë edhe unë kontributin tim modest si mjek, sepse jam i vetmi që nuk jam drejtues ose funksionar nga të gjithë anëtarët e tij…. Si kurdoherë edhe kësaj here “pordhpolitika” e bëri të mundur t’i përçajë mjekët në qëndrimet dhe në kontributin e tyre, për t’u përballur me këtë “flamë mbarëbotërore”, thotë mjeku. Sipas Kalos ekzistojnë 3 komitete, ai i qeverisë, i presidentit dhe i opozitës së gjerë. Në një kohë kur duhet bashkëpunim, sipas tij mjekët janë të ndarë në 3 llogore. Mesazhin e tij ai e përmbyll duke thënë se nëse dikush e ka dashur vendin e tij në Komitet, tashmë e ka të lirë. "Ju jam shumë mirënjohës për mirëbesimin që treguat ndaj eksperiencës dhe përkushtimit tim….Nese dikush nga kritizerët e gjithologët e ka dëshiruar këtë vend ai/ajo e ka atë tashmë të lirë….unë këtu jam dhe kurrë nuk do heq dorë nga kontributi, për tu shërbyer atyre që besojnë në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tim, por edhe për të dhënë ndihmesën time në mbarëvajtjen e punëve për t’u përballur me këtë Pandemi, nëse një gjë e tillë do vijojë ende të më kërkohet…", shton ai.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16