Top News – Evrope, bie mbështetja/ Pandemia dëmton populizmin
26/10/2020 19:28

Mbështetja për populistët në evropë ka rënë ndjeshëm gjatë vitit të shkuar, tregon një vëzhgim i YouGov, me gjithnjë e më pak njerëz në një varg vendesh që i përkrahin ata. Një vëzhgim i kryer në rreth 26 mijë njerëz në 25 shtete të ndryshme, treguan një rënie të konsiderueshme të tendencave populiste në 2020. Njohësit e politikës kanë shprehur habi me përmasat e rënies por thonë se një nga arsyet kryesore mund të jetë pandemia e koronavirusit dhe se mbështetja për populizmin mund të ringrihet ndërsa fokusi i krizës do të devijojë më pas drejt ekonomisë. Ju mund ta mendoni virusin si një vullkan – thotë Mathijs Rooduijn, një sociolog politik në universitetin e amsterdamit dhe ekspert i populizmit. “Ai e ka goditur rëndë populizmin por mund të lërë pas terren pjellor për të ardhmen”. Populizmi, që e përkufizon politikën si një betejë mes njerëzve të thjeshtë dhe elitave të korruptuara, është rritur shpejtë si forcë politike, me mbështetjen për partitë populiste në zgjedhjet kombëtare në evropë që u rrit nga 7 për qind në më shumë se 25 për qind në 20 vitet e fundit. Liderët politikë, kryesisht nga e djathta ekstreme, mateo salvini në italio, marine le pen në francë, viktor orban në hungari etj, kanë shënuar rritje dhe partitë politike kanë hyrë në qeveri në disa vende evropiane. Por vëzhgimi i fundit i kryer në korrik dhe gusht, doli në përfundimin se në britani, danimarkë, francë, gjermani, itali, poloni, spanjë e sudei, gjithnjë e më pak njerëz mbështesin momentalisht populizmin. Pamjet: AFP

Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49
Top Channel/ Katari “mpreh shpatën”: “Boll standarteve të dyfishta me Izraelin, të ndërhyjmë”!
15/09 11:48
Top News – Trupat e NATO-s blindojnë Poloninë / Miratohet vendosja pas inkursionit të dytë të Rusisë
15/09 11:48
Top News – ‘NATO të rrëzojë dronët rusë’ / Zelenski: Putin po teston mbrojtjen e aleancës
15/09 11:47
Top News – Papa Leoni kundër Elon Musk / Kritikon pasurinë: Jemi në telashe të mëdha
15/09 11:29
Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë…Avancon në kufi, ushtria e Moskës humbje të mëdha
15/09 11:18
Top Channel/ Bandat e Drogës, Belgjika nxjerr në rrugë ushtrinë: Ndjek shembullin e Donald Trump!
15/09 11:13
Top News- Trafik emigrantësh në SHBA e Kanada/ Italia dorëzon të kërkuarin nga prokuroria e posaçme
15/09 10:08
Top News- Tanket izraelite rrethojnë Gazën/ Trump paralajmëron Netanyahun- Kujdes me Katarin
15/09 09:41
Top Channel/ Tensionet në rritje NATO-Rusi. Rumania dënon shkeljen e hapësirës ajrore
14/09 22:59
Top Channel/ Turqi, 50000 protestues në shesh: Erdogan jep dorëheqjen!
14/09 21:31
Top News – Izraeli ‘shkrin’ Gazan. Breshëri sulmesh ajrore mbi rrip, mbi 30 viktima
14/09 20:35
Top News- NATO ‘bëhet gati’ për Rusinë/ Forcon krahun lindor pas shkeljes së hapësirës ajrore
14/09 19:07
Top Channel/ Ç’ndodhi në Hagë? Shqiptarët ‘blindojnë’ Gjykatën, policia kapet në panik, Thaçi…
14/09 18:25
Top News – Trump ‘nuk është i lumtur’… Rubio zbret në Izrael pas sulmit të paprecedent në Katar
14/09 15:36
Top News – Australia armatoset përballë Kinës / Miliarda dollarë për nëndetëset e reja bërthamore
14/09 15:18
Top News – Bombardues dhe raketa hipersonike / Rusia tregon fuqinë ushtarake në ‘Zapad 2025’
14/09 15:12