Ekonomia e eurozonës rrezikon të bjerë në recesion më vonë, këtë vit, pasi të dhënat zyrtare treguan të martën se prodhimi është tkurrur në tremujorin e tretë. Produkti i brendshëm bruto në të 20 shtetet që përdorin euron, ra me 0.1 për qind në periudhën korrik-shtator, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian. Rënia pason një rritjeje prej vetëm 0.2 për qindësh në tremujorin prill-qershor dhe nxjerr në pah vijën e hollë mes kontraktimit dhe rritjes në eurozonë. DGP kishte ngecur në vend në tre muajt e fundit të vitit të kaluar dhe tre mujorin e parë të këtij viti.