Top News – Evropa në ‘flakë’/ Vatra zjarri në Francë e Itali
05/08/2020 15:36

Erërat e fuqishme mesdhetare, kanë shkaktuar përhapjen e shpejt të zjarreve, pranë qytetit jugor të Marsejës në Francë. Deri në mesditën e së mërkurës, raportohet për së paku 22 persona të plagosur. Zjarret kanë dëmtuar disa biznese si dhe detyruan evakuimin e 2.700 turistëve dhe banorëve të rajonit. Rreth 1.800 zjarrfikës, të mbështetur nga aeroplanët dhe helikopterët, luftuan me zjarret gjatë natës së 4 gushtit. Shkaku i zjarreve nuk dihet. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmanin, vizitoi rajonin, derisa ekipet e zjarrëfikësve nga rajonet tjera të Francës, po u dalin në ndihmë autoriteteve lokale për të shuar zjarret. Shqetësim dhe panik ka patur edhe në L’Aquila në itali, për shkak të një zjarri, në dukje të qëllimshëm, që prej pesë ditësh ka përfshirë fushat dhe pyjet rreth qytetit. Flakët i janë afruar shumë zonave të banuara në Monte di Pettino dhe shumë qytetarë dolën në rrugë. Ndërkohë që autoritetet po vijojnë hetimet pas gjetjes së disa shkrepseve që mund të kenë ndezur edhe zjarrin. Rreth 300 zjarrfikës janë angazhuar në përpjekjet për të shuar zjarrin që mbetet jashtë kontrollit.

Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36