Top News – Evropa me shpresë pas bisedës me Trump / Zelenski shkon në Londër para takimit të Alaskës
14/08/2025 12:37

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, pret presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Doëning Street. Takimi vjen në një kohë kur Evropa po përgatitet për rezultatet e takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të premten. Takimi i kryeministrit britanik me Zelenskyn vjen pasi ai tha se Britania është e gatshme ta “rrisë trysninë” ndaj Rusisë, nëse është e nevojshme. Ndërkohë, Trumpi e ka kërcënuar Rusinë me “pasoja të rënda” nëse Putini nuk e pranon armëpushimin. Gjatë një telefonate të mërkurën me presidentin amerikan dhe aleatët evropianë, Starmer e lavdëroi Trumpin për punën e tij për të krijuar një mundësi “të arritshme” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Megjithatë, evropianët janë të shqetësuar nga përjashtimi i Zelenskyt nga takimi mes Trumpit dhe Putinit, i cili do të zhvillohet në Alaskë të premten. Duke folur të mërkurën, Starmer tha: “Ky takim të premten, ku presidenti Trump do të marrë pjesë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm”. “Siç i kam thënë personalisht presidentit Trump për tri vjet e ca sa ka zgjatur ky konflikt, nuk kemi qenë as afër një mundësie për një zgjidhje të qëndrueshme, për ta sjellë një armëpushim. Dhe, tani e kemi atë mundësi, falë punës që presidenti ka bërë”, tha ai. Starmer dhe udhëheqësit evropianë kanë thënë vazhdimisht se bisedimet për Ukrainën nuk duhet të ndodhin pa vetë Ukrainën, mes shqetësimeve se Kievi po lihet mënjanë në bisedimet për të ardhmen e vendit. I pyetur nëse ishte vendimi i tij që të mos ftonte Zelenskyn në takim, Trump tha: “Jo, përkundrazi”, dhe shtoi se një takim i dytë me presidentin ukrainas mund të mbahet më pas. “Patëm një telefonatë shumë të mirë, ai ishte në telefonatë, presidenti Zelensky ishte aty. Do t’i jepja notën 10, ishte shumë, shumë miqësor”, u tha ai gazetarëve në Uashington.

Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38