Evropës i kanë mbetur rezerva gazi për vetëm një muaj tjetër para se vladimir Putin të jetësojë kërcënimin e tij për të mbyllur rubinetat nëse blerësit e huaj nuk do të paguajnë në rubla ruse. Kremlini tha të premten se nuk do të ndalonte menjëherë eksportet e gazit në evropë pasi pagesat për furnizimin pas 1 prillit kryhen në gjysmën e dytë të këtij muaji apo në maj.