Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, tha të premten se kishte "shenja të qarta" në Evropë se vendet në rajon ishin të përgatitura për të njohur një shtet palestinez. Sanchez u takua me homologun e tij norvegjez Jonas Gahr Store në Oslo, në kuadër të fushatës së tij diplomatike për të mbledhur mbështetje për njohjen e shtetit palestinez. Vetë kryeministri norvegjez thotë se vendi i tij është i gatshëm të marrë një vendim për njohjen e shtetit palestinez por nuk ka për këtë një afat të caktuar. "Unë mirëpres nismën për t'u konsultuar me vendet e tjera, me qëllim që të forcohet koordinimi", shtoi ai.