Top News – Eurodeputetët e PE/ Kërkojnë liberalizimin për Kosovën
07/07/2020 21:46

Më shumë se 40 deputetë të Parlamentit Evropian u kanë shkruar letra presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, përmes së cilave kërkojnë që BE-ja të liberalizojë vizat me Kosovën. Këta dy liderë të vendeve anëtare të BE-së, konsiderohen si kundërshtarët më të fuqishëm të liberalizimit të vizave me Kosovës, sepse vendet e tyre nuk e kanë mbështetur një vendim të tillë në Këshillin e BE-së. “BE-ja është duke u përpjekur që të luaj rolin e një ndërmjetësi të paanshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, kjo nuk do të jetë e mundur nëse ne vazhdojmë t’i trajtojmë qytetarët e këtyre dy vendeve në mënyra të ndryshme, duke u ofruar udhëtim të lirë qytetarëve të Serbisë dhe duke u vendosur pengesa për të gëzuar të njëjtën mundësi atyre të Kosovës”, thuhet në këtë letër. Kjo letër është bërë publike pikërisht në ditën kur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar në Paris me presidentin Emmanuel Macron, dhe kur pritet rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel. Më 27 qershor, këta eurodeputetë, përmes një letre, kishin kërkuar nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, që gjatë presidencës gjermane të BE-së, të përmbyllet procesi i liberalizimit të vizave. Eurodeputetët e mbrojnë qëndrimin e tyre në faktin se Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe se Parlamenti e ka mbështetur këtë. Ata thonë se tash BE-ja duhet të përmbyll procesin dhe të liberalizoj vizat për qytetarët e Kosovës, duke rikujtuar se ky proces është vonuar shumë.

Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News – Rusia përgënjeshtron dhëndrin e Trump/ Asnjë vendim për përfshirjen e Evropës në bisedime
13/11 15:19
Top News – Demenca e lidhur me cigaret…!? Rreziku rritet me çdo tymosje, publikohet studimi
13/11 15:08
Top News – Në çfarë ore do të mbarojë bota…? Profecia e gabuar për zhdukjen e njerëzimit
13/11 15:07
Top News – Ushtria gjermane ‘lë në tokë’ dronët / ‘Quantum Systems’ nën sulm, furnizon Ukrainën
13/11 14:08
Top News – Bota tashmë në erën e elektricitetit / Lëndët djegëse fosile nuk janë më burim dominues
13/11 13:56
Top News – Drapri e çekani marrin pesë yje / Selia e partisë komuniste bëhet hotel në Itali
13/11 13:44
Top News – Irani hedh në erë radarin amerikan / Garda godet Bahreinin, sulmi i parë që nga shtatori
13/11 13:43
Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51