Që nga fillimi i muajit dhjetor monedha europiane Euro ka shënuar një dobësim të vazhdueshëm duke arritur nivelin më të ulët që pas shpërthimit të pandemisë. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në datën 2 të këtij muaji, euro këmbehej me 123.88 lekë ndërsa të enjten arriti në nivelin e 122.92 lekëve.