Temperaturat e larta në këto ditë janë një “ferr” i vërtetë. Ato janë aq jetëlënduese dhe jetëmarrëse sa edhe koronavirusi. Kështu është shprehur mjeku infeksionist Triran Kalo, në postimin e tij në facebook, nëpërmjet të cilit i ka bërë apel qytetarëve të tregojnë një kujdes të shtuar gjatë sezonit veror.