Elona Kalesha është personi i vetëm deri tani që akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën të futur në 4 valixhe, duke shënuar një prej krimeve më të rënda në Itali. Elona Kalesha u arrestua pas dyshimeve të forta se ishte ajo autorja e krimit dhe që e kishte kryer aktin për t’u marrë viktimave një shumë prej 40 mijë euro, të cilën ata e kishin në shtëpi. Në verdiktin e gjykatës, teksa u vlerësua masa e sigurisë, e cila u la arrest me burg, gjykatësi e cilësoi të rrezikshme dhe si një person që mund të vrasë sërish, që ka bashkëpunëtorë dhe është pjesë e një grupi kriminal.