Para katër vitesh, kryeministri Edi Rama i la një afat 100 ditor ish-drejtuesit të uniformave blu, Muhamet Rrumbullakut, për të zbardhur rrethanat e zhdukjes të të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinajt, por ende nuk është hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Pak ditë, pasi i ati, Mustafa Martinaj deklaroi nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion se i biri ishte ekzekutuar në Durrës, por institucionet nuk kanë vepruar si duhet për të hetuar, ministri i punëve të brendshme, Besfort Lamallari u pyet lidhur me këtë çështje, por zgjodhi të mos japë asnjë koment.