Turqia kërkon rolin e ndërmjetëses mes Rusisë dhe Ukrainës për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve mes dy vendeve për shkak të acarimit të situatës pas mbledhjes masive të trupave ruse në zonat e konfliktit. “Me pëlqimin e të dyja palëve mund të ofrojmë cdo lloj mbështetjeje për të zbutur situatën dhe për të ndërmjetësuar”, tha presidenti Turk Recep Tayip Erdogan që ka një raport të privilegjuar me shefat e shteteve të të dyja vendeve.