Top News- Erdogan u takua me djalin e Trump/ Opozita akuza: Po bëjnë negociata sekrete
18/09/2025 21:24

Donald Trump Jr. u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në Stamboll javën e kaluar në një vizitë të papritur, sipas Middle East Eye. Ky takim u përmend fillimisht nga kryetari I Partisë Republikane Popullore kryesore të opozitës në Turqi, Ozgur Ozel, i cili pretendoi se Erdogan ishte i përfshirë në "negociata sekrete" me djalin e madh të presidentit amerikan mbi Gazën. "Lidhur me çështjen palestineze, Erdogan pretendon të kritikojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por nuk thotë asnjë fjalë kundër mbrojtësit të vërtetë të çështjes, Trump", u shpreh opozitari Ozgur Ozel të mërkurën. Zyrtarët turq deklaruan për Middle East Eye se Erdogan po kërkon një takim dypalësh me presidentin e SHBA-së javën e ardhshme në samitin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ankaraja shpreson të diskutojë marrëveshjen për avionët luftarakë F-16, integrimin e kurdëve sirianë në qeverinë qendrore në Damask, rrugët e mundshme për blerjen e avionëve F-35, si dhe tensionet e fundit midis Izraelit dhe Turqisë për Sirinë dhe Gazën. Edhe pse Trump Jr. nuk mban asnjë rol zyrtar në administratën e të atit, ai konsiderohet se ka ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë. Ai aktualisht shërben si nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Në vitin 2016, Trump Jr. ishte kthyer në vend për një udhëtim gjuetie dhe për të zhvilluar takime në Stamboll.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36