Në Kiev, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se mirëpret ofertën e Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për të ndërmjetësuar për krizën dhe për të organizuar negociatat për paqen. Komentet e Zelenskiy u bënë pasi dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje për tregtinë e lirë dhe disa marrëveshje të tjera, gjatë takimit në Kiev.