Top News – Erdogan flet me vështirësi/ Dalin pamjet, dyshime për kancer dhe epileps
23/07/2021 22:32

Imazhi i “lodhur” i Recep Tayip Erdogan gjatë fjalimit të tij të fundit në internet me zyrtarët e partisë së tij ka ndezur një sërë reagimesh pasi në video tregohet se ai nuk mund të flasë qartë dhe t’i mbajë sytë hapur nga lodhja. Agjencia kombëtare Anadolu, u akuzua nga media pro-qeveritare se nuk mbrojti imazhit e presidentit turk, i cili nuk tregon vetëm veten por edhe imazhin e vendit. Fatih Altaygli la të kuptohet se një person shumë i afërt me Erdogan kishte lejuar që presidenti turk të ekspozohej në publik. “Transmetimi i këtyre imazheve është një turp i vërtetë. Kjo tregon qartë se dikush shumë i afërt me Presidentin po përpiqet ta vendosë Presidentin në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur ta bëjë atë të duket i dobët”- tha ai. Duke iu përgjigjur kritikave, kryeredaktori i Anadolu Yusuf Ozhan tha se agjencia transmetoi intervistën e Erdogan drejtpërdrejt në kanalin e presidencës turke, kështu që ajo nuk mund të redaktohej. Video u bë virale në mediat sociale turke, me shumë komente që imazhi i Erdoganit të dobët ishte në përputhje me thashethemet për problemet serioze shëndetësore me të cilat është përballur kohët e fundit. Çështja e shëndetit të Erdogan është një “tabu” në Turqi. Shkurtin e kaluar, një video tjetër e tregonte duke ecur me vështirësi kishte shkaktuar përsëri zhurmë në vend. Në vitin 2020, rrjeti Monitor Nordic kishte botuar dokumente sekrete në lidhje me shëndetin e burrit të fortë të Turqisë. Sipas tyre, Erdogan ka qenë duke luftuar me kancerin e zorrës së trashë për shumë vite, ndërsa gjithashtu vuan nga epilepsia e rëndë.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06