Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh. Sipas mediave turke, dy liderët diskutuan për situatën aktuale në Gaza. Erdogan nënvizoi përpjekjet e Turqisë për të siguruar që në Gaza të mbërrijnë ndihma humanitare si dhe ofroi ndihmë për trajtimin e të plagosurve në Turqi.