Top News – Erdogan e bën sërish/ Kthen një tjetër kishë në xhami
22/08/2020 12:14

Rexhep Taip Erdogan urdhëroi që kisha bizantine e Shën Sotirit dhe e Horës të rifillojnë të funksionojë si xhami. Kjo ndërtesë e shenjtë, rrënjët e së cilës datojnë në shekullin e gjashtë dhe u rindërtua në formën e sotme në shekullin e njëmbëdhjetë, është me famë botërore për mozaikët dhe afresket e saj. Pas pushtimit të Kostandinopojës, Stambollit të sotëm, osmanët e kthyen atë në vitin 1511 në xhami dhe i mbuluan afresket murale të krishtera me gëlqere dhe me blozë. Afresket e kishës bizantine të Shën Sotirit dhe Horës u restauruan pas Luftës së Dytë Botërore si pjesë e një programi të gjerë restaurimi pasi kjo ndërtesë u shpall nga shteti si muze. Në vitin 2019 Gjykata Supreme e Turqisë miratoi rishndërrimin e saj në xhami. Në fund të korrikut u rihap si xhami Shën Sofia - e cila ishte dikur kisha më e madhe e krishterimit. Shën Sofia funksiononte si muze që prejt vitit 1934. Ky hap u shoqërua me zemërim ndërkombëtar. Kritika të rënda erdhën nga Greqia dhe Kisha Ortodokse Greke në veçanti, por edhe nga BE, SHBA dhe Rusia. Para rikonvertimit të Shën Sofisë në xhami, Ankaraja kishte premtuar se mozaikët dhe afresket e krishtera do të mbuloheshin vetëm gjatë orareve të faljeve islame dhe se vizitorët do të kenë mundësinë t'i vizitojnë ato në kohën mes faljeve. Por këtë javë u njoftua se veprat e artit po mbahen vazhdimisht të mbuluara me coha të bardha. Pamje: AFP

Top News- “Sulmohet” baza ushtarake amerikane në zemër të SHBA, alarmohen forcat e armatosura
06/08 23:00
Top Channel/ Pritet takim historik Trump me Putin e Zelensky: Përparim i madh nga bisedimet në Kremlin
06/08 22:52
Top News- Plagosen tre turistë shqiptarë në Greqi, shpëtojnë mrekullisht në mes të detit
06/08 22:27
Top Channel/ Sinjale nga Moska për Ukrainën! Zbulohet biseda mes Steve Witkoff dhe Putin
06/08 19:49
Top Channel/Trump rrit me 25% tarifën për mallrat indiane, shkak importi i naftës nga Rusia
06/08 19:46
Top Channel/ Tragjedi ajrore, dy ministra dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit humbin jetën
06/08 19:40
Top Channel/ Zhduket biznesmeni turk rrugës për në Mykonos! Jahti i tij u gjet i shkatërruar
06/08 19:38
Top Channel/ Sëmundja e re nga Kina. Alarmi ndërkombëtar për virusin Chikungunya
06/08 15:29
Top Channel/ Zjarret djegin jugun e Francës. Një viktimë dhe 9 të plagosur
06/08 15:28
Top News – Putin ‘hesht’ raketat e dronët / Mundohet të qetësojë Trumpin, Witkoff në Kremlin
06/08 15:28
Top Channel/ Përkujtohet Hiroshima/ 80 vite më parë bombat bërthamore amerikane goditën Japoninë
06/08 15:27
Top Channel/ I dërguari i Trump arrin në Moskë. Steve Witkoff takohet me Putin në Moskë
06/08 15:26
Top News – Shefi i ushtrisë kundër Netanyahut / Refuzon pushtimin e Gazës, dorëheqje ose shkarkim
06/08 15:18
Top News – Ukrainën e pret dimër i vështirë! Zelenski: Rusia goditi objektin e gazit në Odesa
06/08 14:52
Top News – Dronët rus hyjnë në Lituani / Vendi kërkon ndihmën e NATO-s: Të forcohet mbrojtja ajrore
06/08 14:47
Top News-Gjithë qyteti ‘varroset’ nën baltë/ Pamjet tronditëse, dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve
06/08 14:35
Top News – Shkrumbohet Franca, digjen 11 mijë hektarë / Një viktimë pas zjarrit, nëntë të lënduar
06/08 14:31
Top News – Netanyahu drejt pushtimit të Gazës/Injoron thirrjet e shefave të ushtrisë e inteligjencës
06/08 14:24
Top News – Spanja refuzon F-35, sytë nga Eurofighter/ Zgjedh avionët luftarakë të prodhuar në Evropë
06/08 14:22
Top News – Si duken sot armët bërthamore…Një qytet sa Londra ‘fshihet’ në një sekondë
06/08 12:56